Damask, arrestohen mbi 100 studentë

Forcat siriane të sigurisë kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme qytetin universitar në Damask dhe arrestuan më shumë se 100 studentë, kanë deklaruar aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.


Studentët kishin organizuar protestë, kur papritur janë sulmuar nga ushtarët. Protesta kishte si qëllim lirimin e 11 studentëve të tjerë, të cilët ishin arrestuar gjatë ditës së djedhme gjatë një tubimi tjetër që zhvillohej në qytetin studentor. Thirrjet e tyre u dëgjuan dhe autoritetet i liruan të paraburgosurit, por megjithatë protestat nuk kanë përfunduar. Kjo ka shkaktuar planifikimin e një sulmi dhe arrestimin e më shumë se 100 studentëve.

Ndërkohë që aktivistët për të drejtat e njeriut, kanë njoftuar se forcat e sigurisë dhe policia e regjimit të presidentit Bashar al Asad sulmuan qytetin studentor dhe ushtruan dhunë, mizore, për të arrestuar studentët.
(albanews.gr)


No comments:

Post a Comment