Countryman: Jo ndarjes së Kosovës, do ishte e rrezikshme

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë, Thomas Countryman deklaron se rihapja e mundshme e cështjeve të kufijve të Kosovës është e rrezikshme për rajonin.

“Statusi i Kosovës është përfundimtar, si dhe kufijtë e saj.” Ka deklaruar Thomas Countryman. Sipas tij “rihapja e mundshme e kësaj çështjeje është e rrezikshme për rajonin, sepse vetëm do të ndizte pasionet nacionaliste.” Zyrtari i Lartë i Departamentit amerikan shton se në rajon nuk ka shtete monoetnike dhe beson fuqishëm në shoqëritë shumëetnike të vendeve të rajonit si pjesë të ardhshme të BE-së dhe NATO-s.”

Presidenti serb Boris Tadiç në në intervistë për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeinen Zeitung” deklaron se “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një nga zgjidhjet e mundshme për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan, me kusht që Serbia të marrë një pjesë të territorit të Kosovës”

Lidhur me arestimin dhe ekstradimin e Ratko Mladiçit në Hagë ai vlerësoi si “një hap të madh jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin në drejtim të ujërave më të qeta".
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment