Cooper tentoi të vriste Presley-n

Rrëfim shokues i Alice Cooper për një ngjarje që ka ndodhur në rininë e tij të hershme.



Artisti thotë se Elvis Presly, i cili për një periudhë kohe ka qenë i obsesionuar pas armëve, i pati kërkuar pikërisht atij që ta qëllonte ne kokë.

Bëhet fjalë për vitin 1971, për një takim të cuditshëm mes Alice dhe Mbretit, në suitën e tij në Penthouse në Las Vegas. Alice u thirr nga Presley personalisht dhe duke qenë se kishte qenë një fan i tij nuk deshi që ky rast t'i ikte nga duart.

Në atë suitë ndodheshin edhe Liza Minnelli dhe pornostari Linda Lovelace. Situata u bë edhe më e cuditshme, pasi Cooper rrëfen se Elvis e coi atë në kuzhinë, hapi një sirtar dhe prej andej nxorri një pistoletë të mbushur duke i kërkuar që ta qëllonte në kokë.

"Ishte një situatë absurde, më dukej sikur Elvisi donte të tallej me mua. Nuk dija cfarë të bëja. Prisja që ndonjë punonjës sigurie të hynte në atë moment, të më shihte me armë në dorë dhe të më vriste. Një moment mendova që ta qëlloja Elvisin, për t'u futur në histori si njeriu që kishte vrarë mbretin e Rock n'roll. Por menjëherë erdha në veteë duke menduar se nuk mund ta vrisja dhe as plagosja mitin tim dhe të miliona njerëzve", thotë Cooper.

Më poshtë Cooper thotë se Elvisi në një fraksion sekonde i kishte hequr armën nga dora, e kishte kapur nga fyti, duke i shpjeguar më pas se kjo ishte mënyra për të ndaluar një person të armatosur.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment