Coentrao lojtar i Realit në ditët e ardhshme

Sipas të përditshmeve Spanjolle raportohet se skuadra e Real Madridi do të transferojë Coentraon në këto ditë të ardhshme. Kjo gjë mund të arrihet në çdo moment pasi vetë lojtari ka shprehur dëshirën për tu larguar.


Marca shkruan se Reali nuk dëshiron të paguajë klauzolën e Coentraos e cila është 30 milionë euro ndërsa Benfica nuk dëshiron të shesë lojtarin për më pak se këto para.

Sidoqoftë Reali do të bëj një ofertë prej 23 milionë eurosh plus do të ofrojë te Benfica Ezequiel Garay-n për të transferuar Coentraon. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment