Çiljeta anulon pa paralajmërim koncertin në Tetovë, Shpati në panik

Çili ka bërë një ndryshim sa i përket pamjes së saj. Ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke e kthyer atë në të kuqe dhe portokalle, për t’iu bashkuar listës së Tuna Sejdiut dhe Nora Istrefit, të cilat këtë lloj ngjyre e kanë praktikuar disa muaj më herët për disa performanca dhe realizime klipesh. Çiljeta ndihet më në formë se kurrë gjatë pjesëmarrjes në “Dancing”, pasi edhe atë e ka ndihmuar shumë në perfeksionimin si kërcimtare e nëse nëpër koncerte shohim se vallëzon ndryshe, pa dyshim që kjo do të jetë si pasojë e vallëzimit përkrah një balerini profesionist. Përveç puntatave në të cilat shohim Çilin tek performon në “Dancing” deri më tani nuk kemi dëgjuar ndonjë këngë të re nga këngëtarja, edhe pse sezoni për lançimin e projekteve muzikore tashmë ka filluar. Konkurenca e madhe në treg ka bërë që këngëtaret të shfaqen më estravagante se kurrë, duke mos kursyer asgjë. Shembuj kemi klipet e Elvana Gjatës dhe Genta Ismajlit, ndërsa këngëtaret shfaqen shumë sensuale, me tema shumë prekëse tek këngët, si ajo e Elvanës dhe sensuale, si Genta Ismajli. Të shohim se çfarë befasie na pret nga Çiljeta, e cila po ashtu bën pjesë në grupin e tyre, sa i përket ekstravagancës.

Javës që kaloi, treguam se Zajmina, Elvana dhe Rozana ndezën skenën në sheshin e Tetovës, ndërkohë që këtë javë i pranishëm në këtë qytet ishte këngëtari Shpat Kasapi, i cili kishte lënë mënjanë provat në “Dancing” për të bërë koncert fushate. Prania tek “Dancing” e ka ndihmuar shumë këngëtarin për të pasur një performancë edhe më të mirë në kërcim. Ai këtë radhë nuk e kishte afër të fejuarën, Afërditën, e cila kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një vizitë tek familjarët e saj, derisa ishte paralajmëruar se në Tetovë do të performojë me Çiljeta Xhilagën për fushatën parazgjedhore të Partisë Demokracia e Re, në listat e së cilës, kandidate për deputete është dhe e ëma e Shpatit, Gjylimsere Kasapi. Shpati është parë duke marrë në telefon kolegen e tij, Çiljeta Xhilagën, e cila, edhe pse ishte paralajmëruar për koncert, nuk kishte udhëtuar drejt Tetovës, pa bërë të ditura arsyet e kësaj mospjesëmarrjeje, edhe pse publiku priste daljen e saj në skenë. Siç duket, ata u zhgënjyen pak nga këngëtarja. Çiljeta do kishte dhënë akoma aty, pasi është një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar, qoftë për këngët dhe performancën, por edhe për fizikun dhe sensualitetin që përçon ajo si femër.


(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment