Çifti i sapomartuar bie nga ballkoni

Puthja e parë martesore doli të jetë fatale për një çift të ri në Pragë. Dhëndri dhe nusja e re kanë rënë nga ballkoni gjatë ceremonisë festive – e reja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa dhëndri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për në spital.
Dhëndri, një 28-vjeçar rus dhe nusja e tij, një 25-vjeçare lituaneze dje kishin dalë në ballkonin e banesës së tyre në Pragë, ku mysafirët e ftuar prisnin puthjen e tyre. Ata u përqafuan dhe u puthën aq shumë sa që “fluturuan” nga ballkoni i katit të tretë dhe u rrëzuan në tokë.
Zëdhënësi i policisë në Pragë, Tomas Hulin, e ka quajtur ngjarjen tragjike.
“Gruaja 25-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, derisa burri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me ndihmën e shpejtë për në spital. Informacione tjera nuk do të japim, pasi që kjo është me të vërtetë ngjarje tragjike, dëshmitarët e së cilës ishin pranë çiftit të ri”, ka thënë të shtunën Hulin.
Sipas informacioneve të policisë, alkooli nuk ishte shkak i këtij rasti tragjik.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment