Çfarë u bë me historinë?

A do të përmirësohet apo jo libri për klasën e gjashtë, i cili u vlerësua si ofendues dhe skandaloz për popullin shqiptarë?
Anëtari i Komisionit nacional për tekste shkollore, Nuhi Dardhishta, u shpreh se ky libër nuk ka kaluar dhe ka mbet që ministri dhe zëvendës ministrja e arsimit të vendosin për përmirësimin e tij.

“Nuk është e vërtetë që libri i historisë ka mbetur i pa përmirësuar. Ai është vlerësuar si problem politik dhe për përmirësimin e tij do të vendosë Nikolla Todorov dhe Lindita Qazimi”, tha Dardhishta.

“Nëse ky libër nuk përmirësohet atëherë do ta dorëzojmë në gjykatën kushtetuese pasi që me përpilimin e tij është thyer neni i 16 për tekste shkollore pasi në përpilimin e këtij teksti nuk ka marrë pjesë asnjë shqiptar”, shtoi Dardhishta.

“Më vjen shumë keq që një anëtar shqiptarë dha dorëheqje ende pa përfunduar mbledhja sepse ne kemi nevojë që të punojmë sa më shumë e jot ë tërhiqemi”, tha Dardhishta.

Ndërkaq anëtari i Komisionit Nacional për tekste shkollore, Skender Asani dhe dorëheqje nga ky post pas lajmërimit të Byrosë për Zhvillim të Arsimit (BZHA) se libri i historisë në të cilin u vërtetuan gabime skandaloze për popullin shqiptarë, nuk do të tërhiqet, shkruan Lajm.

“Gjatë mbledhjes së ditës së enjte, nga BZHA na thanë se ky libër nuk do të ndryshohet pasi që është përpiluar me ligjin e vjetër dhe ky komision nuk ka ingerenca që ta ndryshojë atë. Ky është një diskriminim tejet i madh për popullin shqiptarë pasi që në të mohohet kultura dhe shumë elemente shqiptare dhe për këtë arsye unë dhashë dorëheqje dhe nuk do të jem më anëtar i këtij komisioni”, tha Asani.

Në mbledhjet e ardhshme të këtij Komisioni nuk do të debatohet më për këtë libër skandaloz, pasi tani duhet të vendosë ministri dhe zëvendës ministrja për përmirësimin e tij. Sipas tij as autori, as recensentët e tekstit të historisë së klasës së gjashtë nuk kanë qenë shqiptarë. Në atë tekst, njëjtë si në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë njerëz të egër. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment