CEZ, 100 milionë euro kredi për uljen e humbjeve

CEZ Shpërndarje është në një proces intensiv për marrjen e një huaje prej 100 milionë eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), për të investuar në rrjetin e amortizuar të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, i cili ka një impakt negativ në nivelin e humbjeve teknike dhe joteknike, të cilat mbeten ende ndër më të lartat në Europë. Shuma që ne synojmë të marrim hua, e cila do të investohet e gjitha në Shqipëri, është sa një e treta e shumës që Shqipëria mori hua nëpërmjet Eurobondeve më 2010. Në vitin 2009 CEZ Shpërndarje investoi në rrjetin elektrik shqiptar 3.9 miliardë lekë, dhe në vitin 2010 plani i investimeve ishte 4.5 miliardë lekë. Për vitin 2011 plani i investimeve parashikon një shumë prej 4.9 miliardë lekë. CEZ Shpërndarje kërkon të sqarojë se nuk mundet dhe nuk do të investoje në sistemin e shpërndarjes në Shqipëri pa marrjen e huas nga bankat ndërkombëtare. Zëvendësimi i pjesëve të amortizuara të rrjetit do të përmirësonte cilësinë e furnizimit me energji elektrike dhe do të ulte humbjet teknike dhe joteknike në rrjet, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë te çmimi në të dy drejtimet - në rritjen ose edhe uljen e tij.
(www.mapo.al)

No comments:

Post a Comment