Cesar nuk e lëshon Interin.

Portieri i Interit, Julio Cesar ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së tij në klub, duke insistuar se nuk do të transferohet në Manchester United gjatë kësaj vere.
Braziliani spekulohej edhe me kalim te rivali nga Serie A Roma, por ai ka mohuar spekulimet duke sugjeruar se nuk do të zëvendësojë Edwin van der Sarin në Old Trafford.

“Roma kishte shprehur interesim serioz për mua”, tha Cesar për La Gazzetta dello Sport. “Por, kam vendosur të mbetem në Inter deri më 2014, kur edhe skadon kontrata ime me klubin.

Kjo çështje është mbyllur. Do të doja që emri im të hiqet nga spekulimet e transferimeve. As Roma as Manchester United e as asgjë tjetër. Tani dua të mposhti Milanin dhe të kthejmë Scudetton. Si dhe dua të fitoj sërish Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment