“Cërriku”, kërkohen dëshmitarët

Gjykata e Krimeve të Renda vendosi të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, per mos sjelljen me forcë nga policitë lokale, të katër dëshmitarëve të fundit të prokurorisë në cështjen e Masakrës së Cërrikut.



Ky vendim erdhi pas kerkeses se prokuroreve te ceshtjes, kur per te treten here rresht pritej te silleshin forcerisht deshmitaret e akuzes Xhemal Bardhoshi, Luan Gjonprenga e Mishelina Xhelo me bashkeshortin e saj.

Duke qene se te pakten as adresat e deshmitareve nuk jane gjetur ende, prokuroret i thane gjykates se policia nuk kishte zbatuar urdherat e saj kurse gjykatesi Klodian Kurushi, pasi u keshillua edhe me pjesetaret e trupes, vendosi te njoftoje numrin nje te Policise se Shtetit. Gjykata vendosi t'i lere afat nje jave policise dhe oficereve gjyqesore te gjejne adresat dhe te sjellin ne gjykate deshmitaret.

Po keshtu gjykata i la kohe ne dispozicion prokuroreve te depozitojne nje certifikate vdekjeje per nje deshmitar, prej te cilit akuza hoqi dore ngaqe ai ka nderruar jete. Per masakren e Cerrikut jane Llazar Bicja, Met Bozi, Roland Xhepexhiu, Arjan Toska, Alban Toska, Skender Cani,Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment