Çejku: Zgjedhjet, një fitore e madhe

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni kanë shënuar një standard të përmirësuar dhe një fitore të madhe për të gjithë shqiptarët. Kështu deklaroi ambasadori i Shqipërisë në Shkup Arben Çejku në një prononcim për Ora News.
“Këto zgjedhje ishin një fitore e madhe për të gjithë shqiptarët sepse dëshmuan një kulturë të lartë demokratike, votuan të lirë që do të respektohet në parlamentin dhe në institucionet e Maqedonisë” theksoi Çejku.

Sipas tij në këta zgjedhje nuk ka patur humbës pasi zgjedhjet shënuan një progres shumë të madh. “Sot është një ditë e re pas zgjedhore pasi do të ketë kalkulime politike për qeverinë e ardhshme” theksoi më tej Çejku.

No comments:

Post a Comment