Cassano nuk largohet nga Milani.

Antonio Cassano nuk do të largohet nga Milani, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij në San Siro, ka njoftuar menaxheri i tij, Beppe Bozzo.

Cassano thuhet se kërkohet nga Fiorentina dhe Napoli, pasi nuk zë vend në formacionin bazë të Rossonerëve. Mirëpo, Bozzo ka mohuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga San Siro gjatë kësaj vere.

“Nuk ka arsye për ndryshim dhe Cassano nuk është në shitje, ai i përshtatet në mënyrë të përkryer Milanit”, tha Bozzo për Mediaset Premium Calcio./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment