Cana: Barazimi rezultat pozitiv për ne

Kombëtarja shqiptare është e vetëdijshme se Bosnje e Hercegovina me të gjitha forcat do të mundohet që ndaj Shqipërisë t′i rikuperojë pikët e humbura në ndeshjen ndaj Rumanisë.

Megjithatë, Lorik Cana paralajmëron rezistencë të fortë ndaj boshnjakëve, derisa thotë se për Shqipërinë, i favorshëm do të ishte edhe një barazim.

"Bosnja mbetet ndër favoritët kryesorë, ndoshta mbas Francës, për t′u kualifikuar, sepse ka një skuadër shumë të fortë. Kështu që ne duhet të jemi shumë mirë të përgatitur, pasi ne do të luajmë si mysafirë", tha Cana. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment