Cana adhuron veturat gjermane.

Cana adhuron veturat gjermanePas interesimit edhe të skuadrave të Bundesligës gjermane, nuk dihet nëse futbollisti i kombëtares shqiptare, Lorik Cana do të transferohet në Gjermani.
Por megjithatë, ka diçka gjermane që Cana adhuron. Janë pikërisht veturat gjermane. Ai nget një Opel.“Makinën që e vozis është prodhim gjerman. Gjithçka gjermane…”, ka thënë Cana.
“Përdor telefon që mund t’i bësh të gjitha, email, telefon, messenger, kështu që jam i lidhur gjatë gjithë kohës. Është Blackberry”.
Pas ndeshjes me Bosnjën, Loriku po qëndron për disa ditë në Kosovë. Pushimet pritet t’i kaloj kryesisht me familjen.
“Pushimet sa i kam filluar, do të kaloj një kohë këtu në Kosovë, pastaj në Shqipëri. Pastaj do të kthehem në Francë, kam shtëpinë aty dhe ku janë mbledhur një pjesë e familjes. Do të vi motra ime, gjyshi e gjyshja”, ka thënë qendërmbrojtësi i gjigantit tukr, Galatasaray, Lorik Cana.

(gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment