Cadbury kërkon falje nga Naomi Campbell

Një reklamë ëmbëlsirash e kompanisë “Cadbury” zgjoi zemërimin e supermodeles Naomi Campbell, ashtu që kompania është detyruar të kërkojë falje.

Në reklamën e çokollatës së tyre, kompania kishte shkruar “Lëviz tutje Naomi, ka ardhur një diva e re në qytet”. Kjo ka bërë që të një grup i të rinjve me emrin “Votoni Operacionin e Zi”, të kërcënojë për bojkotimin e produkteve të “Cardbury” në Angli, duke thënë se kjo kompani e ka ofenduar bukuroshen në baza racore, dhe përveç saj ka ofenduar të gjithë të zinjtë.

Prandaj drejtues të “Cadbury” kanë kërkuar falje duke thënë se kampanja nuk ka pasur për qëllim ofendimin e Naomit , familjes së saj apo dikë tjetër, dhe atyre sinqerisht u vjen keq qe kjo ka përfunduar kështu. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment