Britney: “Femme Fatale”, turneu i karrierës

Britney Spears është duke bërë premtime të mëdha për turneun e saj të ardhshëm “Femme Fatale”, duke thënë se ai do të jetë turneu më i mirë i karrierës së saj.

“Dita e parë e turneut Femme Fatale. Aq elektrike. Ky do të jetë turneu më i mirë në karrierën time – Britney”, u shpreh ylli në Twitter.

Britney në turneun e saj 30 ditor nëpër SHBA do të shoqërohet nga reperja e famshme, Nicki Minaj. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment