Britania, u premton rebelëve në Libi ndihmë kundër Geddafit

Britania ka vijuar përkrahjen ndaj rebelëve kundër regjimit të liderit libian Muamar Gedaff.

“Për sa kohë Gaddafi do të vazhdojë të abuzojë me popullin e tij, ne do të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona për ta ndalur atë’, u shpreh ministri i Jashtëm britanik William Hague.

Ai shprehu bindjen se Geddafi duhet të largohet menjëherë nga drejtimi i vendit, ndërsa Këshillin Kalimtar e cilësoi si përfaqësues të ligjshëm të popullit libian.

Sipas tij edhe pse trysnia ekonomike, diplomatike dhe ushtarake do të shtohet edhe më tej Britania nuk do i braktisë për asnjë moment luftëtarët e popullit.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment