Brazil, policia zapton 4 favelas në Rio

Forcat e rendit në Rio de Zhaneiro kanë marrë nën kontroll sot katër lagje të tjera të varfëra, të njohura ndryshe si “favelas”.

Rreth 200 agjentë policie kanë hyrë sot në katër lagjet në zonën perëndimore të Rios, të shoqëruar nga katër autoblinda, por pa hasur rezistencë nga ana e banorëve.

Blici i sotëm vjen pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar dy ditë më parë në lagjen Mangueira, si dhe pas zaptimit të dy lagjeve të tjera me barraka.

Këto të fundit ndodhen pranë stadiumit të qytetit ku do të luhen ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit të vitit 2014.

Favelat e Rios njihen si bastion i organizatave kriminale dhe konsiderohen si zona ku qarkullon droga dhe mbizotëron dhuna.

Plani për prishjen e tyre u nis nga ish-presidenti Lula, pasi qyteti u zgjodh si destinacioni i lojrave të ardhshme olimpike.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment