Brazil, policia vret 8 trafikantë në Rio

Tetë persona të dyshuar si trafikantë droge janë qëlluar nga policia braziliane në Rio, gjatë një operacioni në lagjet e varfëra të qytetit.Sipas policisë lokale, personat janë vrarë në dy ngjarje të ndryshme, pas shkëmbimesh zjarri që kanë zgjatur për disa orë, në lagjet Engenjo dhe Rainja.

Burimet policore kanë deklaruar se pas kontrolleve të kryera, agjentët kanë gjetur armë zjarri si pushkë, pistoleta dhe granada.

Policia braziliane ka nisur operacionet në lagjet e varfëra, të njohura si favelas, për t’i pastruar ato nga krimi në prag të Kupës së Botës 2014 dhe Lojrave Olimpike të vitit 2016.

Operacioni filloi natën e së mërkurës, kur batalioni i operacioneve speciale në Rio hyri në lagjet Engenjo dhe Rainja duke kërkuar trafikantët.

Shkëmbime të dhunshme zjarri janë verifikuar mes policisë dhe anëtarëve të bandave, të cilat kanë tronditur lagjet deri të enjten vonë.

(top-channel.tv)



 
 

No comments:

Post a Comment