Borxhi nxit vetë-respektin tek të rinjtë

Një studim i ri ka gjetur se të rriturit në moshë të re marrin një lloj vetë-respekti nga borxhet e arsimit dhe kartat e kreditit, në vend që të ndihen të stresuar.

Studiuesit kanë gjetur se sa më i madh të jetë borxhi për universitetin dhe kartat e kreditit që mbahet nga të rriturit e moshës 18-27 vjeçare, aq më i lartë është vetëvlerësimi dhe ndjenja e kontrollit të jetës së tyre.

Efekti më i fortë ishte tek personat e klasës së ulët ekonomike. Studimi gjithashtu tregoi se moshat 28-34 vjeçare filluan të tregonin shenja stresi për paratë të cilat detyroheshin.

"Borxhi mund të jetë diçka e mirë për të rinjtë - kjo mund të ndihmojë ata të arrijnë qëllimet që nuk do të mund  t′i realizonin ndryshe, si arsimi universitar" tha Rachel Dwyer, autorja e studimit.

"Borxhi mund të jetë një burim pozitiv për të rinjtë, por ajo vjen me disa rreziqe. Të rinjtë duket se e shohin borxhin vetëm në termat pozitivë dhe jo si një barrë të mundshme" shtoi ajo. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment