Boronicat ndihmojnë rënien nga pesha

Studimet e shumta në lidhje me ushqimin kanë treguar se boroncat ushtrojnë një efekt të fuqishëm mbrojtës për zemrën, për shkak të përqëndrimit të polifenoleve që përmbajnë. Por munden gjithashtu të ndihmojnë me humbjen e peshës?

Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit shqyrtuan rolin që ky frut luan në lidhje me peshën dhe obezitetin. Rezultati i prezantuar për American Society for Nutrition zbuloi se boronicat pengojnë krijimin e qelizave të reja dhjamore, duke ndryshuar metabolizmin e lipideve.

Një dietë e përditshme e boronicave të freskëta mund të jetë çelësi për reduktimin e peshës në mënyrë natyrale. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment