Blen faqen e një gazete për ti kërkuar falje të dashurës

Një faqe gazete për ti kërkuar falje partneres ose më saktë të fejuarës.

Gianluca, një 40-vjeçar nga Forli i Italisë, ka gjetur këtë mënyrë për të arritur faljet e së dashurës së tij (tashmë ish).

Ka marrë një hapësirë publicitare në gazetën “Corriere di Romagna” dhe ka nisur kërkesën e tij të të dashurit të penduar me fjalët: “Cristina, amore mio, perdonami”.

Nuk dihen arsyet e ndarjes dhe bazuar në letrën e shkruar Gianluca mund të themi se ai ka ndryshuar diçka që, Cristina duhet thënë nuk i ka pëlqyer aspak.

Megjithatë duhet thënë se është një rast tepër i veçantë, ku falja është kërkuar nëpërmjet faqes së një gazete.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment