Bertan Asllani i befasuar për suksesin në Turqi.

Këngëtari shqiptar, i cili po dëgjohet edhe në Turqi, Bertan Asllani, edhe vetë ka thënë se nuk e ka pritur që Turqia do ta përkrahë kaq shumë.

I pyetur nga “Kosova Sot” se si po shkon muzika andej, ai ka thënë se është befasuar nga ky sukses. Ai thotë se është në njërën ndër kompanitë ku marrinë pjesë emra të njohur të muzikës turke si Tarkan, Mustafa Sandal, etj.

Bertani ka zbuluar se edhe kolegia e tij nga Maqedonia, Big Mama, është duke bashkëpunuar me një kompani tjetër turke.

Ai gjithashtu ka thënë se për momentin nuk do të ketë ndonjë klip të ri, por pas pushimeve do të sjell në shqip dhe turqisht hite të tjera.(femina.al)







No comments:

Post a Comment