Berisha: Pres certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se pret certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve lokale, për të nisur partneritetin e ngushtë me qeveritë vendore.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha u shpreh se shteti ligjor është kushti kryesor që një shoqëri të mbetet e lirë dhe qytetarët të gëzojnë të drejtat e tyre.
"Numërimi i votave në kutitë e gabuara ishte legjitim dhe i bazuar në filozofinë e lirisë", tha Berisha,.
Duke folur për ligjin e faljes fiskale, kryeministri ftoi të gjithë bizneset dhe qytetarët që të përfitojnë dhe të shlyejnë detyrimet e mbetura.
"Ftoj cdo biznesmen e qytetar të përfitojë në interesin e tij dhe në interesin e vendit, për të mos mbajtur asgjë si para të fjetur", tha Berisha.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment