Berisha do i paguajë Serbisë "mike" 8 milionë euro borxhe, në diskutime Bosnja

Qeveria “Berisha” do i paguajë 8 milionë euro qeverisë së Serbisë nga borxhi i vjetër që i ka. Pas aprovimit të kësaj marrëveshjeje ekonomike që kaloi në parlament së bashku me likuidimin e borxhit 1 milionë euro Rusisë, në emër të ish-Bashkimit Sovjetik, sot konfirmohet se dhe Serbia do të marrë borxhin e saj që shkon në 8 milionë euro.

Kur qeveria shqiptare është zhytur në borxhe edhe më të mëdha tek Banka Botërore dhe partnerët ndërkombëtarë, në nostalgji të viteve të diktaturës, kryeministri Berisha, ish sekretar i rinisë komuniste në spitale, vendos të shlyejë dy ish shtete mike të Enver Hoxhës, Jugosllavinë dhe Sovjetikët. Agjencia “MPortal” bënë me dije se qeveria e Tiranës ka rënë dakord për shumën që do i shlyejë Serbisë dhe ajo shkon plot 8 milionë euro.

Aktualisht mësohet se po negociohet edhe me Bosnjë-Hercegovinën për borxhet që i kemi marrë kësaj qeverie në të shkuarën, por nuk sqarohet se për çfarë janë marrë dhe ku konsistojnë.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment