Berat, LZHK voton PS-në

Vota e këshilltarit të vetëm të LZHK-së në këshillin bashkiak të Beratit i dha mundësinë socialistëve të marrin drejtimin e këshillit dhe të krijojnë mazhorancën.

Në zgjedhjet e fundit lokale, në këtë bashki koalicioni i PS mori 17 këshilltarë, po aq sa dhe koalicioni i PD, këshilltari i 35-të i përkiste LZHK-së.

Në mbledhjen e parë të këtij këshilli, socialistët propozuan si kryetare Valbona Zylyftarin, ndërsa demokratët Gentian Zëren.

Në fund, me vetëm një votë diferencë, socialistët morën drejtimin e këshillit me ndihmën e LZHK-së. Në zgjedhjet e 8 majit fitues doli Fadil Nasufi i Partisë Socialiste, i cili mori mandatin e tretë.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment