Benfika, gati padinë në UEFA kundër Realit

Po merr përmasat e një telenovele, e ardhmja e mbrojtësit të Benfikës, Fabio Koentrao. Pasi klubi përgënjeshtroi një marrëveshje me spanjollët për futbollistin e tyre, çështja mund të shkojë deri në portat e gjykatës së UEFA-s. Portugezët po përgatisin një padi kundër klubit të Perez, se ka hyrë pa leje në çështjet e brendshme të skuadrës, duke kontaktuar me futbollistin pa marrë miratimin më parë të klubit. Në një deklaratë të presidentit të Benfikës, Vieira, thuhej se mes Realit dhe klubit të tij nuk ka asnjë akord.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment