Benfica, po përgatit padi ndaj Real Madridit në UEFA

Po merr përmasat e një telenovele, e ardhmja e mbrojtësit të Benficës, Fabio Coentrao. Pasi klubi përgënjeshtroi një marrëveshje me Madrilenët për futbollistin e tyre, çështja mund të shkojë deri në gjykatën e UEFA-s.

Portugezët po përgatisin një padi kundër Realit klubit të Florentino Perezit, se ka hyrë pa leje në çështjet e brendshme të skuadrës, duke kontaktuar me futbollistin pa marrë miratimin e klubit.

Në një deklaratë të presidentit të Benficës, Vieira, thuhej se mes Realit dhe klubit të tij nuk ka asnjë akord për Coentraon. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment