BE vendos për regjimin e vizave

Komiteti i Bashkimit Evropian, bashkë me Norvegjinë dhe Islandën, Lintehshtajnin dhe Zvicrën, do të shqyrtojnë sot propozimin e ndryshimeve për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rreth katër orë anëtarët e Komitetit të përzier në Luksemburg do ti dëgjojnë masat të cilat i propozon Komisioni Evropian për vendet e Ballkanit perëndimorë, raporton radio Deutsche Ëelle.

Sipas burimeve diplomatike në këtë takim vendet anëtare të BE-së do të paraqesin numrin e saktë të azilkërkuesve gjatë muajve të fundit.

“Është e pamundur që qytetarët e Maqedonisë të kërkojnë azil pasiqë nuk janë të përndjekur. Kjo problematikë në BE qartë është diskutuar. Gjatë vitit 2010 në BE ka pasur gjithsej 7500 kërkesa për azil, prej tëcilave vetëm 3500 në Gjermani.

Pjesa më e madhe e kërkesave janë refuzuar pasiqë pjesa më e madhe e tyre e kanë keqpërdorur të drejtën e azilit. Mbi pesëdhjetë për qind e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia janë refuzuar”, ka deklaruar për radion Dojçe Vele, eurodeputetja Monika Holmajer. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment