BBC: Gruaja e diplomatit kongolez kapet me cigare kontrabandë nga Shqipëria.

Gruaja e një diplomati nga Republika Demokratike e Kongos është arrestuar në Rumani pasi dyshohet se bënte kontrabandë cigaresh. Policia gjeti më shumë se 18 mijë paketa cigaresh në makinën e saj. Ester Paskaline Bombeto, burri i së cilës ishte akredituar në Serbi, pretendoi për imunitet diplomatik para se makina e saj të kontrollohej me forcë.

Oficerët e policisë thanë se cigaret e konfiskuara vinin nga Shqipëria. Në shkrimin e britanikes BBC thuhet se shumica e cigareve në tregun e zi rumun vijnë nga Shqipëria./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment