Bastet, dyshohen 5 ekipe nga Seria A

Janë 10 ndeshje nga Serie A të këtij sezoni për të cilat dyshohet se ka parregullsi.
Është shoqëria e basteve austriake "Skysport 365" ajo që ditët e ardhshme do të paraqesë një listë me këto ndeshje në prokurorinë e Kremonës e cila po heton në lidhje me bastet e futbollit.

Sipas mediave italiane skuadrat që mendohet se do të përfshihen në këtë listë janë Napoli, Lazio, Roma, Lece, Bolonja dhe Kaljari.

Përvec ndeshjeve të Serisë A, Skysport 365 ka regjistruar parregullsi edhe në shumë ndeshje të Serisë B. Mes tyre janë ndeshjet e Atalantës dhe Sienës, 2 skuadra që janë nën hetim nga prokuroria e Kremonës.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment