Bashkimi Europian ngre ekip për të hetuar trafikun e organeve

Një panel i Bashkimit Europian ka miratuar caktimin e një hetuesi special për të provuar pretendimet për trafik organesh dhe të tjera abuzime që lidhen me ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshi kryeministrin Hashim Thaçi.

Sipas një plani të mbështetur në fund të muajit që shkoi nga zyrtarët në Bruksel, prokurori do të drejtojë një task force ndërkombëtare prej shtatë anëtarësh, që do i bashkangjitet misionit të zbatimit të ligjit në Kosovës, EULEX. Lajmin e kanë bërë të ditur burimet diplomatike për Balkan Insight.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment