Bashkëpunim midis Google, Microsoft dhe Yahoo

Google, Microsoft dhe Yahoo kanë vendosur të punojnë së bashku për të krijuar një standart të ri, që do t′i lejonte motorët e kërkimit të kategorizonin përmbajtjen e tyre në rezultatet e kërkimit.

Në një blog, Google ka thënë se motorët e kërkimit ishin bërë partnerë për të krijuar schema.org, e cila do të përqëndrohet në krijimin dhe mbajtjen e një grupi të përbashkët skemash të lidhura me strukturat që shënojnë faqet e internetit.

Sipas Google, zhvilluesit e faqeve do të jenë në gjendje të përdorin këto shënime për të lejuar që motorët e kërkimit të kuptojnë më mirë faqet e tyre të internetit dhe kategorizimin në përputhje me rrethanat.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment