Basha: Vendimi i Kolegjit, përshëndes numërimin e çdo vote

Selia blu, menjëherë pas dhënies së vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ka dalë në një reagim për media, duke thënë se e përshëndeste atë.

Duke përmendur kandidatin demokrat për Tiranën, Lulzim Basha, të pohojë se ai e përshëndet vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Dhe se ai është në përputhje me parimin kushtetues që çdo votë të numërohet dhe zëri i qytetarit të dëgjohet.

“Kemi kërkuar që në fillim numërimin e çdo vote. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, respekt për votën”, mësohet të jetë qëndrimi i kandidatit Basha lidhur me një çështje të tillë.

E në fund, premtimi i tij se “ai do të respektojë çertifikimin e rezultatit final”.

(abcnews.al)

No comments:

Post a Comment