Basha: Kolegji konfirmoi parimin se çdo votë duhet të lexohet

Kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha përshëndeti vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe theksoi se do të presë me qetësi dhe durim proçesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Basha tha se me këtë vendim, Kolegji konfirmoi parimin se çdo votë duhet të numërohet dhe zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet, raportoi e përditshmja Mapo. Kolegji Zgjedhor vendosi të hënën në mesnatë numërimin e të gjitha votave të kontestuara për Tiranën.


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment