Barcelona, gati të marrë edhe Cesk Fabregasin

Për mediat “El Mundo Deportivo”, “Sport.es” dhe Radio “Katalunja” tashmë është arritur një paramarrëveshje me kapitenin e Arsenalit, Cesk Fabregas.
Mediat katalanase raportojnë se pak ditë më parë mesfushori spanjoll ka pasur një takim kokë më kokë me trajnerin Arsen Venger, i cili ka dështuar në përpjekjen e fundit për ta bindur të qëndrojë në “Emirates”. Dëshira e futbollistit që nuk ka munguar dhe gjatë ofertës së një viti më parë, pritet të ulë dhe kërkesën financiare të “topçinjve”, që kërkojnë 50 milionë euro në dorë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment