Barça-Sanchez gjithmonë e më pranë

Transferimi i Sanchezit tek Barcelona është drejt finalizimit dhe për këtë gjë në orët e fundit delegacioni i të dyja skuadrave po punojnë më intensivisht për ta përfunduar këtë transferim sa më shpejt të jetë e mundur.

Kohët e fundit mbledhjet e klubeve janë shtuar çdo ditë e më shumë dhe kjo gjë ka sjellë edhe mendimin tek tifozeria Blaugrane se një transferim i mundshëm pritet nda çasti në çast.

Edhe pse Sanchez ka pasur oferta të ndryshme nga klubet angleze dhe italiane ai duket gjithmonë e më pranë Barcelonës. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment