Banjo në det: Ç’farë duhet të kemi kujdes?

Një marje mëndsh në tokë nuk ka pasoja, në të kundertën në det ka pasoja që mund të kushtoj dhe humbjen e jetës.

Shumë besojnë që mbytja ndodh tek njerëzit që nuk dinë not, por në të vërtet nuk është kështu. Ai që nuk di not nuk vete në thellësi që të vëjë jetën në rezik, por qëndron në cektësirë. Kramba që në tokë nuk i jepet shumë rëndësi, në det kur noton është një nga faktorët që njerzit mbyten.

Në njerëz të ndjeshëm me ujin e ftohtë të detit mund të shkaktohen spazma të enëve të gjakut të zemrës të cilat mund të shkaktojnë aritmi dhe probleme të tjera të zemrës. Çdo njeri që mer ilaçe tensini dhe zemre duhet të ketë shumë kujdes në banjon e detit.

Çdo verë plazhet mbushen me njerëz që duan të kënaqen me banjot e detit, por dimë që çdo vit ka të mbytur. Bëhet pyetja, pse kaq shumë të mbytur?Ç do njeri që noton nuk gjëndet në ambientin e tij natyral. Ç’farë do që i ndodh në tokë mund të rikthehet prapë, por nuk ndodh kështu në det. Gjëra të thjeshta si marje mëndësh mund të çojnë në mbytje.

Akoma dhe e vjella që në tokë kalohet lehtë, në det mundet të thithet nga mushkritë si përfundim kemi asfiksi dhe vdekjen, për këtë asnjë njeri nuk duhet të futet në det menjëherë pasi të ketë ngrënë.

Çdo njeri që mer ilaçe dhe sidomos ilaçe që ndihmojnë enët e gjakut duhet të ketë më shumë kujdes. Ato ilaçe mund të çojnë në fryrje të enëve të gjakut dhe heqin ujë nga organizmi, kështu mund të çojnë në zvogëlimin e presionit dhe humbjen e ndenjës, shumë herë me përfundim tragjik. Ato ilaçe i marin të sëmurët diabetik, me tensinon të lartë dhe me kurorë në zemër. Pra këta të sëmurë duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur ka temperatura të larta dhe më shumë kur notojnë. Sidomos një që noton i vetmuar dhe ka dhimbje në gjoks, nuk mund të ndihmohet dhe mund të pësojë gjithçka.

Njerëzit që vuajnë nga çdo sëmundje zemre dhe sidomos ata që kanë aritmi duhet të jenë të përmbajtur. Rekomandohet të notojnë në thellësi jo të madhe (1-2 metra) dhe gjithmonë të kenë një njeri pranë, kështu zvogëlohen mundësitë e një incidenti të padëshiruar. E njëta gjë rekomandohet edhe për njerzit e moshës së tretë.

Ndërsa njerëzit e shëndetshëm duhet të njohin që ndryshimi temperaturës së ujit të detit mund të çojë në spazmë të enëve të gjakut me përfundime shumë herë të padëshiruara.

Banjot në det janë kënqësi, për të cilat asnjëri nuk duhet të kufizohet. Për këtë, informacioni i saktë në bashkëveprim me masat që duhet të marim patjetër ndihmojnë që të kënaqemi me banjon e detit pa u rezikuar. 
(Thoma Duka/albanews.gr)

No comments:

Post a Comment