Vlerësohet se 65-vjeçari Ban Ki Moon, do të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi ai mbështet nga të 15 anëtaret e Këshillit të Sigurimit, përfshirë edhe pesë anëtaret e përhershme të saj, me të drejtë vetoje.
“Këshilli i Sigurimit ka shqyrtuar çështjen e rekomandimit për nominimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe i rekomandon Asamblesë së Përgjithshme që Ban Ki Moon të zgjidhet edhe për një mandat tjetër, prej 1 Janarit 2012 deri më 31 Dhjetor 2016”, thuhet në rezolutën e miratuar.
Shënohet se Sekretari aktual i OKB-së, nuk pati asnjë rival për mandatin e ri.
Mandati i tanishëm pesëvjeçar, diplomatit koreanojugor, i skadon më 31 Dhjetor të këtij viti.
(albanews.gr)

No comments:
Post a Comment