Babai ndikon më shumë në obezitetin e fëmijës

Nënat janë konsideruar si personat që zgjedhin se çfarë t′i japin fëmijës për të ngrënë - me babain që kthehet vetëm për tu ulur në tavolinë. Por një raport i ri sugjeron se babai duhet të bëjë një përpjekje më të madhe që fëmija të bëjë zgjedhjet e duhura në lidhje me ushqimin.

Një studim i realizuar nga Texas AgriLife Research, zbuloi se kur babai zgjedh të ushqejë familjen me ushqim jo të shëndetshëm - për shembull duke i dërguar ata në një restorant të ushqimit të shpejtë - fëmijët kanë shumë gjasa të marrin mesazhin se ngrënia e ushqimeve jo të shëndetshme është në rregull.

Për këtë arsye, një baba i tillë ka më shumë të ngjarë të ketë fëmijë obezë. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment