Australi: Viktimë përdhunimi 1 në 6 studente

Sipas studimit që u publikua sot në internet, deklarojnë se viktimë përdhunimi kanë rënë një në gjashtë studente në Australi ndërsa një në dy studente ka rënë viktimë të ngacmimit seksual.

Shoqata Kombëtare Studentore ka kryer një hulumtim me një mostër prej 1.500 studenteve dhe tregon se 17% prej tyre kanë rënë viktimë përdhunimi dhe 12% deklarojnë se janë sulmuar por që ka mbetur në tentativë. Këto raste kanë ndodhur edhe para studimeve të tyre në universitet.

Courtney Sloane, një nga përgjegjëset e shoqatës, në një intervistë për gazetën Sydney Morning Herald, vuri në dukje se “niveli i dhunës ndaj grave është i papranueshëm”.

Sipas anketës, 67% e studenteve deklarojnë se kanë përjetuar përvojën e abuzimit seksual, ndërsa 31% nuk ishin në gjendje për të dhënë pëlqimin.

Në 57% të rasteve dhunuesi ishte një mik apo i njohur dhe 22% të grave njihnin shumë mirë autorin. Vetëm 2% të rasteve janë denoncuar në polici, sipas të dhënave të sondazhit.

Këto përqindje janë më të larta se ato të Entit Statistikor të Australisë, ku në vitin 2005 tregonin se 19% e grave kanë përjetuar abuzim seksual që në moshën 15 vjeçare.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment