Aurela ndezi skenën në Sofje

E ka ndezur mbrëmë skenën e ngritur në qendër të Sofjes këngëtarja e madhe shqiptare, Aurela Gaçe. Duket se ky ka qenë viti i saj...Pas përfaqësimit dinjitoz në Eurovizion, Balkanika Music Awards ka qenë ndalesa e saj e radhës, ku me energjinë që gjithmonë e shoqëron, ka ngritur peshë gjithë publikun e mbledhur në qendër të Bullgarisë. Ndonëse tanimë një fëmijë po rritet në barkun e saj, Aurela nuk ndenji një moment pa kërcyer... Por, ndryshe nga ç'ishte paralajmëruar, ka munguar në skenën e çmimeve ballkanike Dr.Flori. Si pasojë e kësaj mungese, Aurela është ngjitur në skenë përkrah romit Marsel, i cili ka krijuar gjithashtu një situatë mjaft të këndshme me zërin e tij. Dr. Flori, përveçse këndonte në këngë, ishte njëkohësisht edhe tekstshkrues i saj në bashkëpunim me Gaçen. Në ndryshim nga performanca në Eurovizion (flokët e kuqe), a Aurela u shfaq në skenën e Sofjes me flokë të ngjyrosur në të verdha, ashtu siç ka dalë edhe në klipin e këngës "Origjinale". Veç kësaj, në dukjen e këngëtares u vu re barku i saj disi i shëndoshë, që shpjegohet fare mirë me shtatzëninë e këngëtares. Looku i Gaçes të sillte në mendje performancat e yllit të muzikës botërore Lady Gaga, transmeton BW.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment