Auditori konstaton shkelje në Kushtetuesen

Plot parregullsi ka gjetur Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës (ZAGJK) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës gjatë vitit 2010.


Gjatë auditimit, auditori ka vërejtur se për vitin 2010 Gjykata kishte planifikuar 55 punëtorë, ndërsa ka 43 të punësuar, shkruan sot e përditshmja “Zëri”. Sipas auditorit, buxheti i planifikuar për paga dhe mëditje për vitin 2010 ishte 381 mijë e 716 euro, ku në fund të vitit i tërë buxheti është shpenzuar, edhe pse ka pasur numër më të vogël të punëtorëve.

Po ashtu, auditori ka hasur në parregullsi edhe gjatë procesit të rekrutimit, ku në dy raste janë punësuar kandidatë, të cilët nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara me konkurs.

“Nё konkursin për auditor të brendshëm, GJKK vetë e kishte përcaktuar kriterin me të cilin kishte kërkuar që kandidatët duhet tё kenë tre vjet përvojë pune nё fushën e auditimit. Gjatë testimit tё procesit tё rekrutimit ne kemi vërejtur qё GJKK kishte punësuar zyrtarin e auditimit, tё cilit i mungon përvoja tri (3)- vjeçare profesionale (fusha e auditimit) e kërkuar nё konkurs”,thuhet ndër të tjera në raport.

Edhe në konkursin pёr zyrtar tё prokurimit, GJKK-ja vetë e kishte përcaktuar kriterin me të cilin kishte kërkuar qё kandidati të ketë së paku një vit pune profesionale nё lëmin e prokurimit nё Kosovë. Por, zyrtarit të punësuar i mungon përvoja njëvjeçare profesionale (fusha e prokurimit) e kërkuar në konkurs.

Edhe për aktivitetin e prokurimit “Punimi i shkallëve dhe ashensorit panoramik”, sipas raportit të auditorit GJKK-ja ka angazhuar kompaninë projektuese “ Urban Plus” për tё përgatitur projektin zbatues. Pas përgatitjes sё projektit zbatues, GJKK-ja ka shpallur tender dhe ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik nё vlerë prej 75,889 euro. Sipas kontratës, punët duhej tё fillonin më 15.09.2010 dhe tё përfundonin mё 20.10.2010 ose 26 ditë pune. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment