Athinë, vriten dy shqiptarë

Një krim i rëndë me viktima dy shtetas shqiptarë ka ndodhur në pasditen e së martës në një lagje të kryeqytetit grek, Athinë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në një lokal në rrugën Sofokleus 182, në lagjen Kalithea, ku katër shqiptarë po drekonin së bashku.

Sipas dëshmitarëve okularë pas një debati që kaneë pasur në tavolinë, një prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar pa nguruar me dy plumba në kokë drejt njërit prej pjestarëve të grupit , duke e lënë në vend të vdekur.

Më pas ka ndjekur me pistoletë në dorë shokun e tij që po përpiqej të largohej dhe e ka qëlluar në fillim me dy plumba pas shpine dhe i ka dhënë goditjen përfundimtare me një tjetër plumb në kokë. Më pas bashkë me personin e katërt janë larguar me gjakftohtësi në këmbë në drejtim të paditur.

Disa caste më vonë gjithë zona është rrethuar nga forca të shumta policore të cilat janë vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërsa specialistët e organeve të rendit janë përpjekur të mbledhin sa më shumë të dhëna dhe informacione për ngjarjen.

Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë në Athine duket se është një vrasje për larje hesapesh apo trafik lëndësh narkotike e kryer nga persona të botës së krimit.

I pyetur nga Top Chanel, ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi që është interesuar pranë organeve përkatëse, ka deklaruar se emrat e viktimave janë Armando Kola i datëlindjes 1980 dhe Klajdi Hoxha i datëlindjes 1985.
(top-channel.tv)

 
 

No comments:

Post a Comment