Athinë, tensionohet situata para parlamentit

ATHINE-Tensionohet situata para parlamentit grek ne Athine.

Mijera protestues jane mbledhur bashke kunder projektit te qeverise per shkurtime te metejshme buxhetore, si mase per daljen nga borxhet.

Forca te shumta policie perpiqen te pengojne turmen qe tenton t’i afrohet godines parlamentare.

Mijëra aktivistë dhe sindikalistë janë mbledhur përballë ndërtesës së parlamentit në Athinë që të bllokojnë qasjen në asamblenë legjislative para se deputetët të fillojnë diskutimet në nivelin e komiteteve çështjen e shkurtimeve buxhetore.

Kryeministri grek, George Papandreu, duhet të bëj presion për miratimin e një plani të ri taksash, shitjen e pronave shtetërore dhe uljen e shpenzimeve që të vazhdoj të përfitoj fonde nga BE-ja dhe FMN-ja.

Të dy organizatat, BE-ja dhe FMN-ja, e kanë kushtëzuar lëshimin e kistit të radhës të pakos shpëtuese prej 110 miliardë eurove me aprovimin e programit për vitet 2012 – 2015, të cilën sindikalistët po e kundërshtojnë.

Plani per bllokimin e punes se Kuvendit

Protestuesit greke thonë se kanë në plan të parandalojnë ligjvenësit që të hyjnë në parlament në Athinë sot në përpjekje për të ndaluar debatin rreth një raundi tjetër për shkurtim të thellë të shpenzimeve.

Demostruesit thonë se do të formojnë një zinxhir njerëzor përreth ndërtesës si pjesë e një greve të përgjithshme 24 orëshe kundër planeve ekonomike të qeverisë.

Trena, tragete dhe autobusë nuk do të jenë në punë, shkollat do të mbyllen dhe vetëm punonjës të domosdoshëm do të jenë në spitale. Por kontrollorët e trafikut ajror kanë vendosur për të mos marr pjesë në ndalimin e punës.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se politikanët grekë duhet të bien dakord për shkurtime të mëtejshme shpenzimesh dhe rritjen e taksave nëse Greqia kërkon të marrë një paketë tjetër ndihmash financiare.

Por shumë grekë të thjeshtë janë të zemëruar që po u kërkohet të bëjnë edhe më shumë sakrifica.

Paketa fianciare e vitit të kaluar prej 160 miliard dollarësh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka patur ndikim të pakët për të ndihmuar Greqinë të dalë nga borxhet e thella që ka.

Të henën, kompania e sherbimeve financiare Standard & Poor’s uli vlerësimin e kreditimit për Greqinë duke e vënë atë vend në fund të listët së vlerësimeve të kompanisë.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment