Assange: Dokumentet e Wikileaks nuk dëmtuan askënd

Julian Assange, themeluesi i faqes Wikileaks, deklaron se nga publikimi i dokumenteve sekrete amerikane nuk doli askush i dëmtuar.

Këtë deklaratë ai e lëshoi në festivalin letrar në Britani, ku tha se nuk ka asnjë dyshim zyrtar në publik që zbulimet e Wikileaks të kenë dëmtuar ndokënd.

Assange është liruar me kusht në Britaninë e Madhe, ndërsa është duke bërë përpjekje që të mos ekstradohet për në Suedi ku do të përballej me akuzën për dhunim dhe ngacmim seksual të dy femrave.

Ndërkaq nga ana e autoriteteve amerikane po hetohet nëse kjo faqe interneti ka dhunuar ligjet amerikane duke publikuar dokumente sekrete qeveritare amerikane dhe dokumente ushtarake të luftës në Irak dhe Afganistan.

Wikileaks, për një kohë të gjatë u kthye në fenomen botëror, duke tronditur politikën amerikane, por jo vetëm, për shkak të materialeve sekrete të publikuara.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment