Artistja 4-vjeçare nga Australia.

Artistja Aelita Andre nga Australia është vetëm 4 vjeç, ndërsa veprat e saj arrijnë çmimin deri në 24 mijë dollarë.Vajza është bërë e njohur në gjithë botën, ndërsa sot është hapur ekspozita e saj e parë në New York.

Historianët e artit i krahasojnë veprat e saj me ato të viganëve të pikturës, Jackson Pollock dhe Pablo Picassos, transmeton “Daily Mail”.

Nëna e saj Nikka thotë se vajza ka filluar të pikturojë që kur ishte 11 muajshe, para se të fillonte të ecë. Tani në shtëpi ka edhe atelienë e saj. Pikturat e saj arrijnë çmimin midis pesë dhe 10 mijë dollarë, ndërsa piktura më e shtrenjtë e saj është shitur në Hong Kong për 24 mijë dollarë.

Prindërit e saj mohojnë se ndonjëherë kanë detyruar vajzën e saj të pikturojë dhe insistojnë se veprat e vajzës së saj duhet të vlerësohen në bazë të vlerave artistike, e jo në bazë të moshës së saj./zoneelire.blogspot.com/


No comments:

Post a Comment