Arsenali ia mësyn Gervinhos

Gervinho është bërë objektiv serioz i Arsenalit. Sulmuesi i Lilles dhe i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë përcillet me kujdes edhe nga Tottenham, Newcastle e PSG, por ‘Topçinjtë’ duket të jenë favoritë.
E përditshmja angleze, Daily Mail shkruan se Arsene Wenger e ka avancuar ofertën për 24 vjeçarin, duke e ngritur atë në 13 milionë euro.

Vendimtare në këtë rast pritet të jetë dëshira e futbollistit se në cilin ekip dëshiron të luajë. Gervinho shkëlqeu këtë sezon në kampionatin francez, duke e ndihmuar Lillen që të shpallet kampion i Francës.
(gazetaexpress.com )

No comments:

Post a Comment