Arrestohet kryetari i një partie në Shkup!

Policia e FYROM-it arrestoi sot pasdite në Shkup, politikanin Ljube Boskovski, i cili është kryetari i një partie të vogël “Bashkimi për Makedoninë”, për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore të partisë së tij.

Në makinën e L. Boskovski u gjendën dhe u sekuestruan 100.000 euro.

I arrestuari ka qenë anëtar i partisë VMRO-DPMNE i Nikola Gruevskit, nga e cila u largua para dy vjetësh dhe krijoi partinë e tij.

Gjatë fushatës zgjedhore, Boskovski akuzonte vazhdimisht Nikola Gruevskin dhe shefin e sigurisë kombëtare të FYROM-it, Saso Mialskov (i cili ka dhe lidhje familjare me z. Gruevski) për shpërdorim të pasurisë shtetërore dhe për pasurim të paligjshëm personal.

Partia e L. Boskovski mori përqindje të vogël në zgjedhjet e djeshme parlamentare në FYROM dhe nuk ariti të siguronte përfaqësim parlamentar. Boskovski shërbeu si ministër i Brendshëm i FYROM-it në periudhën 2001-2002 në qeverinë e Liupçko Gjeorgevskit.

Është akuzuar nga Gjykata e Lartë e Hagës për krime kundër shtetasve shqiptarë në periudhën e krizës ndëretnike në FYROM në 2001, në periudhën që ishte ministër i Brendshëm, por Gjykatës e Hagës e shpalli të pafajshëm.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment