Arabi Saudite, arrestohen pesë gra pse ngisnin makinë

Pesë gra nga Arabia Saudite janë arrestuar sot në Riad vetëm pasi kishin ngarë makinën, një aktivitet i ndaluar për gratë e vendit.

Mësohet se gratë u ndaluan nga policia në Hettein një lagje e Riadit. Pesë gratë Saudite te moshës 20 dhe 30 vjeçare u arrestuan dhe u dërguan në një rajon policie.

Lidhur me këtë ngjarje, disa aktiviste kanë bërë thirrje për gratë në Arabinë Saudite që të sfidojnë vendimin për ndalimin e dhënies së makinës më 17 qershor, duke shkaktuar zemërimin e qarqeve konservatore të mbretërisë.

Siç ka shpjeguar një nga gratë në një argjenci franceze “Nuk kemi shkelur asnjë ligj, pasi ne nuk qarkullonim rrugë.”

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment